Atletico Madrid dhe Barcelona kanë një marrëveshje xhentëlmenësh për futbollistin francez Antoine Griezmann. Pak muaj më parë klubi katalan nisi bisedimet me futbollistin në mënyrë të fshehtë dhe Atletico bëri një padi edhe në FIFA e UEFA për këtë çështje.

Kontaktet me Barcelonën në fillim të sezonit Griezman i pagoi shtrenjtë nga ana profesionale. Futbollisti ra në cilësi dhe numrat në fushë e treguan qartë mungesën e përqendrimit. Por kur gjithçka u sheshua dhe Griezman u kthye lojtar i Atleticos me mendje dhe fizik tregoi rendiment madje në formë të shkëlqyer.

Planet e Atleticos janë për t’i rritur kontratën lojtarit madje edhe klauzolën e shitjes. Vetë griezmann e di mirë këtë dhe ka marrë garancinë që do të jetë pjesë përbërëse e shtyllës kryesorë të skuadrës.

Por në fund të këtij sezoni ai do të bëjë llogaritë e qëndrimit ose ndarjes me Atletikon. Pakti i klubit madrilen me Barcelonën është se vetë atëherë, kur lojtari të vendosë të mos qëndrojë më, katalanasit do të futen në lojë. Por gjithsesi drejtuesit e Barcelonës kanë kërkuar të jetë në informuar në çdo rast për situatën. 

Tv Klan