Atletico Madrid do të bëjë një ofertë për Emiliano Martinez, vetëm nëse portieri aktual Jan Oblak do të vendosë që të transferohet në Ligën Profesioniste Saudite.

Gardiani 32-vjeçar, ka ngjallur interes te disa klube në Arabinë Saudite dhe nëse ai largohet, atëherë bardhekuqtë do të investonin për gardianin argjentinas.

Por deri më tani Oblak po heziton që të largohet nga klubi i La Liga-s, me të cilin ka kontratë deri në vitin 2028.

Martinez nënshkroi një marrëveshje të re pesëvjeçare me Aston Villa-n më pak se një vit më parë, por mendohet se ai është i hapur për një sfidë të re.

Ai u shfaq tepër emocional kur u largua nga fusha pas fitores 2-0 të Aston Vila-s kundër Totenhemit në sfidën e tyre të fundit në “Vila Park” këtë sezon, ndërsa ka marrë oferta si nga klubet  europiane, ashtu edhe nga Arabia Saudite.

Vila pritet të bëjë ndryshime të shumta në ekip në këtë verë dhe gjasat janë të mëdha që të shesë një futbollist kyç në Qershor, që të respektojë rregullat e ‘Feir Pleit Financiar’.

Por Martinez mund të shitet vetëm nëse trajneri Unai Emeri gjykon se mund të afrohet një portier i ri me aftësitë e argjentinasit.

Ata kanë ndjekur me vëmendje progresin e 24-vjeçarit Hoan Garsia, që luan për Espanjolin.  Portieri rezervë i ekipit anglez, Robin Olsen, pritet që të firmosë në verë me suedezët e Malmos, e kjo tregon se tek Aston Vila do të ketë riorganizim të portierëve.

Klan News