Barcelona do të përballet me Atletico Madrid duke patur Leo Messi në fushë. Skuadra katalanase do të ketë një sfidë të vështirë në Madrid, por kapiteni është në formë optimale tashmë.

Një ndeshje që i shërben dhe Real që nuk do të shkëputet nga kreu. Për Barcelona kjo sfidë duhet fituar edhe për të mbajtur vendin e parë në La Liga, por edhe për të festuar siç duhet ndeshjen e 500 të Sergio Busquets me fanellën blaugrana.

Atletico Madrid duhet të thyejë një tabu, pasi nuk e mund Barcelona në kampionat prej më shumë se 8 vitesh. Sfida e sotme në orën 20:45 në Estadio Wanda Metropolitano pritet të jetë një përballje emocionuese që vlen për pikët dhe moralin.

Tv Klan