Atletico Madrid gati për t’i bërë ofertë Hysajt



Atletico Madrid gati për t’i bërë ofertë Hysajt

19:51 03/05/2021

Mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj është sërish në qendër të merkatos. Paraqitjet e tij të mira kanë bërë që ai të jetë i kërkuar në çdo merkato.

Këtë herë kërkesa për shërbimet e tij vjen nga Spanja. Është skuadra e Atletico Madrid që kërkon shërbimet e mbrojtësit shqiptar.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se Atletico po kërkon një mbrojtës të djathtë dhe një nga lojtarët që po vëzhgohet është Elseid Hysaj.

Kontrata e lojtarit me Napoli mbaron në fund të këtij sezoni dhe mendohet që ky do të jetë viti i fundit në Itali.

Kohët e fundit Hysaj nuk është pëlqyer shumë nga skuadra e Napolit dhe në disa ndeshje ai ka qëndruar në stol, që është një tjetër faktor që do të shty lojtarin drejt një skuadre të re./tvklan.al







Të ngjashme