Real Madrid është ndalur pikërisht atëherë kur nuk pritej. Klubi kryeqytetas barazoi 0-0 përballë Getafes në transfertë duke humbur mundësinë për t’u afruar akoma dhe më shumë me Atleticon e Madridit kryesues.

Skuadra e Zinedine Zidane nuk ishte në nivelin e duhur, duke lëshuar shumë në fushën e blertë, kjo për shkak edhe të numrit të shumtë të sfidave dhe kalendarit të ngjeshur të kësaj periudhe.

Qëndrimi për 65 minuta në stol i Karim Benzema duket se nuk frymëzoi Realin për të shkuar përpara dhe për të gjetur rrjetën. Nga kjo ndalesë përfiton Atletico Madrid.

Skuadra tjetër e kryeqytetit mposhti me Manita, 5-0 Eibar. Ekipi i Simeones thelloi me 3 pikë distancën me Realin e vendit të dytë, duke siguruar dhe matematikisht kualifikimin në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. Korrea dhe Marko Jorente shënuan një dopietë golash, ndërkaq goleadën e plotësoi Karrasko.

Klan News