Atletico Madrid është kthyer në garën për titullin kampion në La Liga, duke përfituar nga ndalesat e Realit dhe Barcelonës.
“Los Colchoneros” triumfuan 2-1 ndaj Sevillas me përmbysje, në takimin e vlefshëm për javën e 30-të. Agoume i dha avantazhin Sevillas në minutën e 7-të, ndërsa Julian Alvarez barazoi shifrat në minutën e 25-të.
Në minutën e 93-të, ishte Barrios që shënoi golin e përmbysjes dhe të fitores për madrilenët e Simeones.
Me këtë fitore, Atletico Madrid mban vendin e tretë me 60 pikë, 3 më pak se Reali i vendit të dytë dhe 7 më pak se Barcelona kryesuese.
/tvklan.al