Mbrojtësi i majtë i Arsenalit, Oleksandr Zinchenko është një objektiv i Atletico Madridit, me klubin spanjoll, që ka kërkuar informacion për 28-vjeçarin.

Zinchenko iu bashkua “Topçinjve” në vitin 2022 nga Manchester City dhe u kthye në një lojtar me peshë për skuadrën e Mikel Artetas në atë periudhë, por së fundmi e ka parë veten në stol.

Ukrainasi tani është zgjedhja e tretë në anën e majtë të prapavijës, dhe e ka humbur statusin e të paprekshmit. Topçinjtë po kërkojnë që të përforcohen në repartin ofensiv dhe janë gati që të shesin futbollistë.

Dhe Zinchenko mund të jetë një prej lojtarëve që mund të sakrifikohet. Atletico Madrid ka kontaktuar klubin londinez për një marrëveshje të mundshme, raporton Daily Mail.

Në 2016, Zinchenko u bë pjesë e Mançester City. Nga mesfushor, nën drejtimin e Pep Guardiolës ai u zhvendos si mbrojtës të majtë, ku u kthye në futbollist kyç. Për më shumë minuta në fushë, në 2022, ai u transferua te Topçinjtë.

Që nga viti 2015, ai ka qenë një titullar i padiskutueshëm edhe për Ukrainën.  Aftësia e Zinchenkos për të luajtur si në mbrojtje ashtu edhe në mesfushë e bën atë një investim tërheqës për bardhekuqtë.

Por interes për shërbimet e tij ka edhe nga Borusia Dormtundi, që është gatit investojë. Midis të dyja ekipeve do të jetë një duel i fortë për ukrainasin.

Klan News