Atletico përmbyset nga Cristiano Ronaldo – TV KLAN

Atletico përmbyset nga Cristiano Ronaldo

Juventus kualifikohet në çerekfinale

Juventus shkoi në çerekfinalet e Champions League, duke përmbysur humbjen në ndeshjen e parë me Atletico Madrid. Bardhezinjtë, të cilët ishin mundur 2-0 në Madrid, arritën të fitonin 3-0 të martën në Torino falë cilësive të Cristiano Ronaldo. Portugezi shënoi dy herë me kokë dhe më pas siguroi kualifikimin me penalltinë e realizuar në minutën e 86’.

“Duhet të ishte një mbrëmje special dhe ashtu ishte, jo vetëm për golat, por për ekipin. Ky është mentaliteti që duhet në Champions. Nuk kemi fituar ende asgjë, por jemi në rrugë të mbarë. për të folur për finalen është herët, t’i marrim gjërat me radhë”.

Në të përditshmet sportive italiane shfaqet Ronaldo duke festuar, duke e parë atë si jashtëtokësor. Sulmuesi i cili deri sezonin e kaluar ishte pjesë e Real, meritoi edhe respektin e gazetave madrilene, të cilët e quajnë mbretin e Champions.

Manchester City u kualifikua në çerekfinale me një fitore bindëse ndaj Schalke. 7-0 shënoi në fund tabela e rezultatit, që është më e thella për këtë sezon. Sfida e parë në Gjermani u fitua po nga Manchester City, por me rezultatin 3-2.

Tv Klan

Kategori
SportTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*