Siguroi titullin në javën e fundit të La Liga

Atletico Madrid u shpall kampion i Spanjës në javën e fundit të La Liga. Skuadra e Diego Simeone arriti të sigurojë titullin pas triumfit 2 – 1 me përmbysje në fushën e Valladolid, ndërsa rivali kryesor Real fitoi me të njëjtin rezultat në shtëpi me Villarreal.

Diferenca mes dy ekipeve në renditjen finale është 2 pikë. Suksesi i Atletico erdhi pas një sezoni të vështirë dhe gare të fortë me Real dhe Barcelona ku mungoi edhe mbështetja e tifozëve në stadium për shkak të masave shtrënguese të Covid-19.

Një kthim te titulli kampion në Spanjë pas 7 vitesh, ndërsa gjatë kësaj kohe e mbylli në 2 raste si nënkanpion. Kjo është hera e 11 që Atletico Madrid merr trofeun në La Liga.

Tv Klan