Atletiko Madridi vuajti shumë në përballjen ndaj Osasunës, por në fund falë një goli të Luis Suarezit mori një fitore që e mban në vend të parë në La Liga. Titulli kampion është vetëm 90 minuta larg, ndërsa diferenca me ndjekësit e Realit Madridit është 2 pikë.

Ka qenë një ndeshje ku bardhekuqtë luftuan shumë dhe pavarësisht se pësuan gol, përmbysën rezultatin me anë të Renan Lodit në minutën e 82 dhe uruguaianit në të 88’.

“Ndeshje e madhe nga i gjithë ekipi. Një hap më shumë për objektivin”, ishte reagimi i sulmuesit pas këtij suksesi të madh.

Skuadra e Simeones do të luajë ndeshjen  e fundit ndaj Vajadolidit, që gjendet në vend të parafundit në renditjen e La Liga-s.

Ëndrra për titullin e 11-të në histori për Atletikon është shumë pranë.  Ndërsa “galaktikëve” u mjaftoi vetëm një gol ndaj Bilbaos në minutën e 68, i realizuar nga  Naço.

Matematikisht Reali mund ta fitojë titullin kampion, por që kjo të ndodhë duhet të marrë tri pikët në takimin e fundit kundër Vijarealit në “Bernabeu”.

Por i duhet edhë një mrekulli; që badhekuqtë të mposhten nga Vajadolidi.  Barcelona e mbylli garën për titull pasi u mund me rezultatin 1-2 në “Kamp Nou” nga Selta Vigo.

Katalanasve tani u ngelet vetëm që të sigurojnë në takimin e fundit vendin e tretë sepse Sevilja në vend të katërt, është vetëm 2 pikë larg.

Klan News