Sifan Hassan befason me paraqitjen e saj

Sifan Hassan zhvilloi një garë të jashtëzakonshme në raundin kualifikues të 1500 metrave në Lojërat Olimpike. Atletja me prejardhje etiopiane, por që përfaqëson Holandën u rrëzua në xhiron e fundit duke humbur sekonda të çmuara.

Hassan nuk u dorëzua dhe kaloi të gjitha garueset e tjera, duke e mbyllur e para me kohën 4 minuta, 5 sekonda e 17 të qintat. Një përpjekje që do të mbetet gjatë në kujtesën e tifozëve të atletikës.

Sifan Hassan është kampione Botës në fuqi në 1500 metra dhe pretendente për medalje në olimpiadën e Tokios. Gjysmëfinalet e kësaj gare do të zhvillohen të mërkurën, ndërsa finalja të premten. 

Tv Klan