Imazhet televizive të këtyre ditëve kanë treguar atmosferën e lodhur të kryeqytetit. Njerëz që shëtisin dhe nuk dëshirojnë tu flasësh përsa i përket punës.

E kundërta ndodh në fshat. Banorët e fshatit kanë mbërritur në qytet që në ditët e para të vitit për të shitur prodhimet e tyre. Fshati me emrin Damion ndodhet në periferi të Tiranës. Siç tregojnë këta 80 vjeçarë, këtë vit fshatin e ka mbytur balta dhe ngrica e madhe e ka kthyer tokën në baltë ku nuk mund të punohet nga askush.

Për këtë fshat Nata e Vitit te Ri ishte vetëm një mbrëmje e cila duhet kaluar dhe kaq. Viti i Ri nuk ka ndryshuar asgjë. Baltë, njerëz që kullosin bagëti, gra që lajnë rroba në rezervuarin aty pranë, dhe një tension mjaft i ulët i energjisë elektrike. I vetmi simbol i ndërrimit të viteve është pema e Vitit të Ri./tvklan.al

Gazetar : Aldon Lipe