Atmosfera e Vitit të Ri këtë herë ka qenë më e vakët krahasuar me vitet e kaluara. Këtë prag feste siç pohojnë tregtarët blerjet e dhuratave kanë qenë më të vogla.
Nga ana e tyre qytetarët shprehen se festa e fundvitit ka filluar të mos ndjehet si më parë.
“Eh, paska më vakët se herët e tjera ndoshta ngaqë është dhe më ftohtë.”
“Hiç fare, hiç hiç. Kupton? Hiç, hiç. Për mu një herë osht zero krejt.”
Sipas Policisë Rrugore qarkullimi ka qenë i zakonshëm duke mos ndjerë ngarkesën e ditëve të festave.
Ndërkohë për sa i përket prenotimit të bareve dhe restoranteve për mbrëmjen e Vitit të Ri pronarët e këtyre bizneseve shprehen se rezervimet thuajse kanë përfunduar, ndërkohë që tarifat nuk kanë patur ndryshim.
Pjesa kryesore e kryeqytetasve do ta festojnë me familjet ardhjen e Vitit të Ri, ndërsa pas mesnatës do të jenë pub-et dhe baret mikpritësit e qytetarëve të shumtë që festojnë ardhjen e 2006-tës./tvklan.al