Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Atmosfera e Vitit të Ri edhe në lagjen e romëve në Allias. Kjo është familja e Xhevdet Hysenit, ku përgatitjet e festës ende vazhdojnë. Pema e vitit të ri ka ditë që është zbukuruar nga fëmijët. Në këtë familje ruhet edhe tradita e vjetër e festimit. Riti përmban të gjitha gatimet tradicionale për Vitin e Ri, që nga bakllavaja e deri tek gjeli i detit. Por një pjesë e mirë e familjeve rome do ta festojnë Vitin e Ri edhe kështu, me gatime të thjeshta. Sipas ndarjes së lagjes së romëve, vitin e ri do ta festojnë më tepër të pasurit, pasi të varfrit, do të dalin rrugëve për të punuar./tvklan.al