Në dukje një seancë normale stërvitore, por në klubin Partizani ndihet atmosfera e derbit. Futbollistë dhe safi janë të përqendruar për të përgatitur ndeshjen kundër Tiranës, që do të luhet të enjten.

Sulejman Starova ka nisur që sot të provojë skemat në stërvitje. Zyrtarët e klubit u kujdesën që të largonin mediat kur filloi stërvitja e vërtetë.

Është ndeshje delikate jo vetëm për faktin se partizani është në luftë për titull por një fitore në derbi, për të dy skuadrat përbën një krenari të veçantë.

Aq më tepër edhe për tifozët përkatës që e konsiderojnë si fitoren e një titulli, fitoren në një derbi.

Në kampin e kuq me dyshim janë Emiliani Vila, i dëmtuar në këmbën e djathtë dhe Idris Batha me një lëndim në gju. Të dy shpresohet të jenë të gatshëm deri të enjtën.

Nga ana tjetër tek Tirana stërvitja ka filluar me porosi të veçanta të Mirel Josës ndaj futbollistëve.

Nga seanca e sotme duket qartë se Josa do të punojë më shumë me futbollistët me zonat e ngushta.

Qarkullim i vazhdueshëm i topit për të lodhur kundërshtarin pasi Partizani nuk fal nëse skuadra që ka përballë do të humbë përqendrimin. Për bardheblutë është i skualifikuar vetëm Asion Daja, me 3 kartonë të verdhë./ TV KLAN