Atmosfera para ndeshjes

Atmosfera para ndeshjes

20:15 10/09/2019

Tifozët në sportele pak para takimit

Tifozët janë afruar edhe pak para nisjes së ndeshjes për të marrë një biletë për të ndjekur përballjen e Shqipërisë me Islandën. Në Elbasan Arena pritet të jenë më shumë se 6 mijë spektatorë, që do të thotë gjysma e kapacitetet të këtij impianti.

Gjithsesi atmosfera në rrugët e Elbasanit nuk ngjan me një festë. Në këtë stadium kuqezinjtë fituan ndaj Moldavisë më 11 Qershor, por humbja në sfidën e fundit me Francën duket se ka bërë që entuziazmi të mos jetë i madh.

Megjithatë mbështetësit e Kombëtares shpresojnë që të përsëritet dhe me Islandën. Ndeshjen e fundit në shtëpi me Islandën e kemi luajtur në para 7 vitesh ku u mundëm me rezultatin 2 – 1 në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Qemal Stafa”.

Tv Klan

Të ngjashme