Drejtori i Agjensisë Telegrafike Shqiptare , Frrok Çupi gjatë një mbledhje me sekretarin grek Nikos Athanasakis, u shpreh se do të bashkëpunojnë më shumë. Ata shprehën besimin se bashkëpunimi i hershëm i Agjensisë Shqiptare të Lajmeve dhe asaj greke do të rritet me tepër. Sot u përurua dhe lidhja e re e komunikimit të drejtpërdrejtë mes dy agjensive. Athanasakis tha se do të ndihmojë median e re elektronike, ndihmë e cila do të jetë vetëm në fushën e legjislacionit. Gjithashtu ata premtuan dhe një antenë të re në Korfuz që banorët e jugut të Shqipërisë të kenë lehtësi në shikimin kanalet shqiptare.

Pamje kryetari i ATSH-së Frrok Cupi me Nikos Athanasakis sekretari grek, konferencë./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj