Atwood dhe Evaristo fitojnë “Booker prize”

Posta

Atwood dhe Evaristo fitojnë “Booker prize”

08:40 16/10/2019

Dy autorët vlerësohen për “Testamentet” dhe “Vajzë, grua, tjetër”

Margaret Atwood me “testamentet” dhe Bernardine Evaristo me  “Vajzë, grua,tjetër” kanë fituar cmimin prestigjoz “Booker prize”.  Atwood e ka fituar këtë cmim edhe në vitin 2000 me “vrasësi i verbër” por 79 vjecarja këtë vit bëhet edhe gruaja më e moshuar që fiton atë.

Evaristo ndërkohë është e para grua me ngjyrë, që nderohet me kete trofe, i cili vlerëson romanin më të mirë të vitit të shkruar në anglisht dhe botuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë.

Margaret Atwood:“Asnjëra prej nesh nuk e priste të fitonte. Jam shumë e surprizuar, nuk e prisja qe të fitoja sërish”.

Benardine Evaristo: “Është kaq e pabesueshme që po ndaj këtë cmim me një legjendë si Margaret Atwood. Shumë njerëz kanë thënë se nuk do ta fitoja kurrë këtë cmim, por ja ku jam”.

“Testamentet”, botuar muajin e kaluar, është vazhdim i romanit më të shitur të autores kanadeze në 1985 “Përralla e shërbyeses” dhe që në qender ka gratë, por ato të nënshtruara nga një shoqëri maksile. 

Kurse romani i britanikes Evaristo: “Vajze, grua, tjeter” tregon historitë e 12 personazheve, kryesisht femra dhe me ngjyrë nga mosha 19 deri në 93 vjec që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar. Autorët do të ndajnë çmimin vjetor 50,000 paund ose 62.800 dollarë.

Tv Klan


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi