Qytetarët portugezë pleqërojnë më keq në krahasim me të moshuarit në vendet e tjera të BE. Kjo ka dalë në pah nga studimi më i gjerë i kryer deri më sot mbi plakjen e popullsisë në Evropë, në të cilin kanë marrë pjesë 50 kërkues të qendrave universitare kryesore të kontinentit.

Kështu, pas statistikave mbi gjendjen e përgjithshme shëndetësore në çdo vend të BE, rezulton se përqindja e problemeve të moshës në Portugali ka një ngritje të theksuar në krahasim me vende si Gjermania, Franca, Italia, Austria etj.

Sipas ekspertëve shkaqet e mundshme të këtij fenomeni ende nuk janë të qarta. Sipas koordinatorit të studimit, Jose Antonio Pereira Da Silva, mund të jetë një bashkësi arsyesh sociale që mund të kenë efekte negative në shëndetin e të moshuarve, që nisin që nga vlera e pensionit e deri tek lehtësirat për kurimin. Por sipas tij vlen të theksohet edhe një faktor tjetër që duket thelbësor, është niveli i arsimimit.

Klan Plus