Pierre-Emerick Aubameyang do të vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite. Sulmuesi nga Gaboni, u prezantua te skuadra e Al-Qadsiah.
35-vjeçari ishte pjesë e Marseille në Francë në sezonin e fundit, por oferta e majme që mori, e tundoi për tu larguar nga futbolli europian.
Al-Qadsiah kërkon të jetë konkurruese në edicionin e ri dhe ka marrë në përbërje emra të njohur, si mbrojtësi Nacho që u largua nga Real Madrid, portieri belg Koen Casteels dhe së fundmi Aubameyang.
Sulmuesi ka luajtur me skuadra me emër të madh në Europë, si Milan, Dortmund, Arsenal, Barcelona, Chelsea dhe së fundmi Marseille.
Tashmë në fund të karrierës, Aubameyang ka vendosur të zgjedhë të një klub, ku të ardhurat financiare do të jetë shumë herë më të mëdha, nga ajo që përfitonte në Europë. /tvklan.al