Dy persona mbetën të vrarë në një aksident, pasi një makinë u përplas me një mur në Gloucestershire të Britanisë. Viktimat janë një djalë 20-vjeçar dhe një vajzë 30-vjeçare që ishte pasagjere në makinë. Ngjarja e rëndë, sipas asaj që shkruan e përditshmja “Mirror”, ndodhi orët e para të së dielës.

Kur mbërritën në vendngjarje, shërbimet e emergjencës nuk mundën të bënin asgjë për dy të rinjtë, të cilët ndërruan jetë në vend.

Policia e Somerset tha se makina kishte humbur kontrollin dhe ishte përplasur me një mur prej guri, megjithatë rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje nuk dihen ende. Hetimet për shkaqet e këtij aksidenti të rëndë vijojnë.

/tvklan.al