Më e bukura e Shqipërisë do të kurorëzohet në Kalanë e Petrelës në Korrik

Në vitin e 23-të të shtegtimit të saj nëpër kala dhe vepra të trashëgimisë kulturore, destinacioni i radhës i “Miss Shqipëria 2021” do jetë Kalaja e Petrelës. Audicionet kanë nisur prej 8 Qershorit deri më 12 Qershor, nga ku më pas juria profesioniste do të përzgjedhë kandidaturat e vajzave. Nga 15 Qershori do të kemi zyrtarisht 31 finalistet për më të bukurën e Miss Shqipëria 2021.

Sipas producentit Petri Bozo, gara do jetë e fortë, pasi në webin dhe aplikacionin www.missshqiperia.com kanë aplikuar mbi 375 vajza jo vetëm nga Shqipëria, por edhe jashtë territorit të saj, vajza shqiptare të lindura e rritura jashtë, por që kanë dëshirën e madhe për t’u njohur me vendin e tyre nëpërmjet shtegtimit të Miss Shqipërisë.

Skenografia është bazuar si gjithmonë nën arkitekturën e studio Rebus, spektakli i madh do të jetë në fillim të Korrikut në Rrjetin e Televizionit Kombëtar Klan me transmetim direkt në Klan Plus.

Turi i Miss Shqipëria këtë vit do të jetë në vende të paeksploruara më parë, si me turizmin bregdetar, malor apo atë lumor.

Miss Shqipëria prej vitit 2000 zhvillohet në kalatë dhe vendet historike të vendit tonë, por këtë vit në Kalanë e Petreles do të kurorëzohet më e bukura e Shqipërisë.

Klan News