Për të rinjtë e arteve është mundësia për t’u njohur

Me ndonjë përjashtim, audicionet si në teatrot vendorë dhe ato kombëtarë nuk janë të zakonshëm edhe pse duhet të ishte e kundërta. Herë me ndërhyrjen e drejtorëve të teatrove e herë duke u mbështetur në eksperiencat e tyre të mëparshme, regjisorët i përzgjedhin aktorët pa kaluar në sitën e audicioneve.

Edhe ne ato pak raste kur u jepet mundësia të gjithëve, nga më profesionisti tek ai ende në bankat e shkollës, janë të pjesshme.

Një audicion të tillë zhvilloi edhe Qëndrim Rijani, regjisori që pritet të hapë sezonin në Teatrin Kombëtar me “Xhelatët”. Ai hapi audicion vetëm për një rol, atë të Shirlit. Dhe atë e fitoi Altea Lazaj 19 vjeç,  studente për regji-teatër në Universitetin e Arteve.

Nëse nuk do të ishte për audicionin, koha e Alteas për t’u angazhuar si aktore në një shfaqje të Teatrit Kombëtar, me gjasë do të ishte më e vonë.

Për një të papërvojë si në rastin e Alteas, audicioni është një mënyrë të mësuari.

Mundësinë që i është dhënë po e shijon dhe e shfrytëzon, njëherësh si aktore dhe në të ardhmen si eksperiencë në regji.

Në veprën e irlandezit Martin McDonagh, Altea Lazaj, do të jetë Shirli, e bija e Harry Ëade, një xhelati të famshëm në Mbretërinë e Bashkuar të 1963- it. Nga studimi që i ka bërë personazhit që shfaqet në 3 nga 7 skena që ka e gjithë vepra, mund të thotë: “Nuk do që të rrijë e mbyllur, do që të ketë lirinë”.

Tv Klan