Ish-ministri Damian Gjiknuri ka dalë në audio-përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane “Bild”, pjesë e dosjes “184” për zgjedhjet vendore në Dibër.

Gjiknuri bisedon me Arben Keshin, drejtor në Ministrinë e Brendshme, me të cilin flet për organizimin e zgjedhjeve. Ndër të tjera, ish-ministri Gjiknuri përmend se do të dërgojë “ca çuna që janë problematikë”.

PËRGJIMI 10

Damian Gjiknuri: Ça bohet.

Arben Keshi: Hic mo.

Damian Gjiknuri: Naj merak na i gjo?

Arben Keshi: Po duhet t’vijnë tani kto deputetet se kan ardh ato të PD-së.

Damian Gjiknuri: Tashi do vijn ato, se si duket fjetën içik se kan qen gjith notën aty. Tashi do vijn ato.

Arben Keshi: Skam flejt fare.

Damian Gjiknuri: E di, e di unë tashi ata do vijnë tashi.

Arben Keshi: Që të vijnë të dalin nëpër qendra, që të vijnë edhe njerëzit tanë.

Damian Gjiknuri: Patjetër.

Arben Keshi: Tani vëzhgusit e atyre janë të gjithë nga rrethet kush si njef.

Damian Gjiknuri: E di e di ashtu i kanë sjellë ato se s’kanë besim te ato të vetët. Mirë se do të çoj unë dhe ca çuna t’i kesh aty ti një furgon kshu të jetë aty.

Arben Keshi: Mirë.

Damian Gjiknuri: I nisa unë që të rrinë aty, do vijnë te shtabi jot, ca kshu për çdo rast. Po mos dalin shum ata se janë tipa problematikë, gjithsesi të jenë aty. Hajt.

Arben Keshi: Ok.

/tvklan.al