Në audio-përgjimin e 11 të publikuar nga gazeta gjermane “Bild”, ish-deputeti socialist Pjerin Ndreu komunikon në telefon me Drini Gjeçin, me të cilin bisedon për zgjedhjet e vitit 2016. Në audio-përgjim, Pjerin Ndreu kërkon që drejtori i shkollës Reshat Elezi të deklarojë hapur votën.

Përgjimi 11

Pjerin Ndreu: Mirëmëngjes

Drini Gjeçi: Mirëmëngjes

Pjerin Ndreu: Pjerin Ndreu jam. Si je?

Drini Gjeçi: Po Pjerin. Si kalove?

Pjerin Ndreu: A je mirë? Si ke qenë?

Drini Gjeçi: Mirë.

Pjerin Ndreu: Bëj një telefon atij Reshat Elezit, nga Reçi. Thuaj drejtorit të shkollës me deklaru votën hapur, se ato sms që i çon poshtë e përpjetë nuk janë të mira. Thuaj atij të deklaroj hapur se do të votojë për Partinë Socialiste se përndryshe të hënën tregoja vetë ku fluturon.

Drini Gjeçi: Reshat Elezaj?

Pjerin Ndreu: Po

Drini Gjeçi: Po do flas unë tani me të

Pjerin Ndreu: Tregoji ku fluturon të hënën. Thuaj të deklarojë votën për Partinë Socialiste aty, ta deklaroj hapur për PS ose ndryshe të gjej vend të futet.

Drini Gjeçi: Mos u shqetëso se do e mbaroj unë atë punë.

/ tvklan.al