Në audio-përgjimet e dosjes “184” të Dibrës, del edhe shefi i komisariatit Nr.5 të policisë në Kamëz, Sali Skura.

Ai flet në telefon me Arben Keshin, drejtor në Ministrinë e Brendshme, me të cilin bisedon për disa protestues nga Kamza dhe për bllokimin e tyre përmes post-blloqeve.

PËRGJIMI 8

Arben Keshi: Po.

Sali Skura: Shef Beni si të kam? Sala në Kamëz jam, si të ka vallai?

Arben Keshi: Hë mo çkemi? Si kalon ti?

Sali Skura: Si është t’u shku?

Arben Keshi: Mirë duket, na këputët ju të Kamzës, bllokoni autobusët e Kamzës.

Sali Skura: Po ore, kemi nxjerr post-blloqet e Kamzëz. Nga 03:30 e kanë plan me u nis. I kemi marrë disa masa domethënë.

Arben Keshi: A janë shumë?

Sali Skura: Po mendohet se janë 450 njerëz.

Arben Keshi: I ka organizu Xhelali ëëë.

/tvklan.al