Partia Demokratike publikoi një tjetër përgjim telefonik nga dosja ‘Babale’. Audio-përgjimi, sipas ish-deputetit Ervin Salianji, është pjesë e dosjes së Prokurorisë ku Alfred Alizoti që tashmë ka marrë përsipër se aktroi zërin e Agron Xhafajt, flet me ish-drejtorin e Policisë së Fierit Albert Nushi.

Përmendja në këtë telefonatë e emrit të Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste Taulant Balla nga Alizoti, sipas Salianjit tregon përfshirjen e të gjitha strukturave shtetërore për të nxjerrë të pafajshëm vëllain e ish-ministrit Xhafaj dhe për të fshehur të vërtetën.

Ky është përgjimi i dytë që ish-deputeti Salinjni nxjerr nga dosja e Prokurorisë. Ai është marrë i pandehur për kallëzim të rremë së bashku me gazetarin Jetmir Olldashi dhe Albert Veliun i njohur me nofkën ‘Babalja’.

Tv Klan