Partia Demokratike akuzoi Kryeministrin dhe Ministrin e Brendshëm se janë përfshirë në një komplot shtetëror duke fshehur provat për audio-përgjimin, në të cilin opozita pretendon se është i përfshirë në trafik droge vëllai i Fatmir Xhafajt.

Për opozitën, Ministri i Brendshëm ka kryer vepër penale ndaj demokratët i kërkojnë organit të akuzës ta hetojë për fshehje provash.

Xhafaj dhe Rama janë drejtpërdrejt të përfshirë në komplot shtetëror për të mbyll me metoda mafioze skandalin e vëllait të Xhafajt, trafikant droge. Xhafaj e Rama kanë kryer veprën penale të manipulimit të vërtetës. Nëse do kishte prova Xhafaj t’i çonte në Prokurori. Në një shtet normal Prokuroria duhet të kishte hetuar Ramën e Xhafajn për fshehje të provave të drejtësisë

”, tha deputeti Flamur Noka.

Tv Klan