Banka e Shqipërisë ka vendosur të verë rregulla të fortë për të parandaluar rastet e pastrimit të parave dhe frenimit të hyrjes së “cash”-it informal në ekonomi.

Së shpejti institucioni më i rëndësishëm monetar, do t’i propozojë Këshillit të Ministrave miratimin e një nismë ligjore e cila do t’i detyrojë bankat, fondet e investimeve dhe zyrat e këmbimit valutor që të raportojnë çdo rast dyshues të depozitimit apo konvertimit të parave pranë tyre, pavarësisht shumës.

Ligji do t’i detyrojë gjithashtu që të gjithë institucionet e shërbimit të pagesave që  të kontraktojnë çdo vit një auditues i cili do të kontrolljë veprimet që kanë bërë dhe raporti më pas do t’i dorëzohet bankës.

Në rastet e shkeljes së rregullave, banka qëndrore parashikon të marrë masa të rrepta ndaj institucioneve financiare duke nisur që nga gjoba e deri në revokimin e licencës.

Po ashtu ligji parashikon marrjen e masave ndaj bizneseve të autorizuara për të kryer pagesa nëse nuk tregojnë kursin e këmbimit gjatë transaksionit që kryen individi, apo tarifat e tjera të shërbimit të pagesës.

Për 6 muajt e parë të këtij viti, fitimet e bankave nga kursi i këmbimit arritën në afro 30 milionë Dollarë.

Tv Klan