Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nuk arrin të garantojë sigurinë ushqimore në vend. Një auditim i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka gjetur një sërë shkeljesh dhe parregullsish që lidhen me mungesën e inspektimeve dhe kontrolleve për produktet që shiten apo ato që  hyjnë në vendin tonë.

Një nga shkeljet është mungesa e inspektimeve për bizneset e reja që hyjnë rishtazi në treg. Probleme janë evidentuar edhe tek kontrolli i produkteve joshtazore të importuara në vendin tonë. Rreth r 1/3 e produkteve të hyra në Shqipëri nuk janë monitoruar, thuhet ne raport. Ndër të tjera analizat e AKU janë kryer në laboratorë të paautorizuar akoma nga Ministri i Bujqësisë, i cili duhet të miratojë me urdhër listën e tyre.

AKU, sipas KLSH ka zhvilluar aktivitetin pa pasur të miratuar Rregulloren e brendshme që nga fillimi i veprimtarisë së tij në maj 2010 dhe pa u mbikëqyrur nga bordi për çështje shumë të rëndësishme./Tv Klan