Artisti i dytë i javës së pestë të “Kënga Magjike” ishte Aurel Thellimi. I njohur për arritjet e tij të mëdha , që 11 vjeç ka përfaqësuar Shqipërinë në Ankara, duke fituar çmimin e dytë. Ai shprehet se arma më e fortë e tij është këndimi live.

Pjesëmarrës në musical-in West Side Story dhe mbi 11 role si solist në TKOB. Është konkurrent që në edicionin e parë të Kënga Magjike 1999. Aureli është fitues i disa çmimeve në kompeticione kombëtare.

Ardit Gjebrea: Mirëserdhe

Aurel Thellimi: Mirë se ju gjeta, është emocion “Kënga Magjike” sidomos në këtë vit të vështirë. Unë në emrin tim si këngëtar si artist ju falënderoj që në këto ditë të vështira, të falim disa momente të bukura për popullin tonë.

Ardit Gjebrea: Eshtë e vërtetë, faleminderit. Eshtë e vërtetë që duhet të japim këto emocione dhe këtë entuziazëm, por nëse ti do t’i bëje një skaner vetes si bashkëshort dhe si baba, çfarë do të thoje?

Aurel Thellimi: Aha, vetëm minus do të merrja!

Ardit Gjebrea: Pse?

Aurel Thellimi: Vetëm në pandemi kam qenë baba shembullor, do thuash ti pse? Se kam qëndruar në shtëpi dhe orari i punës tek Teatri i Operas dhe Baletit ka qenë i kufizuar, keshtu që unë kam qenë baba shumë i denjë. Por, unë kam nënën e sëmurë prej vitesh dhe këtë vit e kam kuptuar që shyqyr që e kam në shtëpi.

Ardit Gjebrea: Sa mirë që e the dhe nga ana tjetër kemi edhe pyetjen nga publiku. Dëgjoje!

Për Aurelin kishte edhe një pyetje nga publiku:

Kur të votosh në “Kënga Magjike” , më thuaj të vërtetën, sa përqind më shumë se sa e meritojnë do t’i japësh miqve të tu?

Aurel Thellimi: Dëgjo, miqtë janë miq, miqtë janë miqtë e zemrës, por ne kemi një miqësi aq të pastër sa ne …

Ardit Gjebrea: Po nuk i dhe maksimumin kthehen në armiq… bej shaka.

Aurel Thellimi: Jo nuk kam bërë asnjëherë armiq , në “Kënga Magjike” nuk kam bërë asnjëherë armiq. Kam qenë i saktë, mendoj që unë , jo për t’i bërë vetes qejfin, por unë nuk e fal stonaturën. Një këngëtar që atë këngë të bukur, sepse këtu nuk konkurron këngëtari, këtu konkurron materiali , nëse një material është shumë i bukur në të gjithë e dimë  se sa vlen ky material. Edhe për materialin e tij artisti është koshient, se sa vlen në një kompeticion.

Ardit Gjebrea: E konfirmoj mendimin tënd. Më lër ta konfirmoj publikisht. Eshtë e vërtetë. Vijojmë me fjalët por të shoqëruara me melodi, Aurel Thellimi me këngën “Fjalë”…