“Pa kontroll” triumfoi në mes 45 këngëve të përzgjedhura si krijimet më të mira për edicionin e 16 të “Kënga Magjike”. E pa parashikura Aurela Gaçe në një bashkëpunim me të riun Zerka që e preku për herë të parë magjinë e këtij festivali, rrëmbyen dy trofe, çmimin e madh, kënga më e mirë dhe hiti i momentit.

Me një diferencë prej 33 votash, vendi i dytë dhe i tretë shkoi për dy balada, Vedat Ademi me “Asgjë njësoj” dhe “Rri me mua” e Rosela Gjylbegut.