Aurela Gaçe feston ditëlindjen: Iku dhe 1 vit oj t'*mën e s'*mës - Tv Klan

Aurela Gaçe feston ditëlindjen: Iku dhe 1 vit oj t’*mën e s’*mës


Aurela Gaçe feston ditëlindjen: Iku dhe 1 vit oj t’*mën e s’*mës

10:43 16/10/2021

Këngëtarja e njohur Aurela Gaçe feston sot 47-vjetorin e saj dhe nuk kishte si të mungonin postimet e saj në rrjetet sociale, në këtë ditë kaq të veçantë për të.

Në postimin e saj ajo shihet duke luajtur me mimikat e fytyrës dhe shkruan: “Iku edhe një vit oj t’*mën e s’*mës. Sot 47 kokrra. Por se si ndihem, kështu si 27 me xhan, hëhëhëhë si tip flake, si tip zjarri”.

Aurela njihet si një nga artistet më energjike dhe shpërthyese në skenë. Por ka treguar se kështu është dhe në jetën e saj të përditshme. Një pasion i saj i madh është palestra ku e frekuenton rregullisht për të mbajtur fizikun në formë.

Ditën e djeshme ka publikuar një video që tregon si po e pret 47-vjetorin e saj dhe mënyra më e mirë është duke u kujdesur për shëndetin fizik, mendor dhe shpirtëror.

 “Duke pritur 47-vjetorin (nesër dmth). Të kujdesesh për shëndetin tënd fizik, shpirtëror, psikologjik është dashuri jo vetëm për veten, aq më shumë dashuri shpërndajnë, aq më shumë japim në familje, në shoqëri. Unë të paktën kështu e shoh, e kështu veproj”, ka shkruarAurela. /tvklan.al








Të ngjashme