Aurela Gaçe: Kam qarë boll nëpër këngë, kisha nevojë të qeshja


Aurela Gaçe: Kam qarë boll nëpër këngë, kisha nevojë të qeshja

18:26 08/09/2020

Programi “Rudina” në Tv Klan solli ditën e sotme intervistën me këngëtaren mjaft të dashur për publikun Aurela Gaçe.

Aurela njihet për projektet e saj të suksesshme muzikore, të cilat menjëherë pas publikimit kthehen në hite. “Lento Lento” ka qenë kënga e saj e fundit e publikuar gjatë verës, ku si asnjëherë me parë e pamë të shfaqej me një pamje shumë ndryshe.

Aurela u shfaq me kaçurrela dhe plot ngjyra në videoklipin e ri, me një këngë që u kthye padyshim në hitin e kësaj vere. Ajo u shpreh se ishte një nevojë shpirtërore që të vinte me gëzim dhe me ngjyra.

Aurela Gaçe: Unë e kisha për vete nevojë shpirtërore që të vija me gëzim, të vija me ngjyra, siç e shikon dhe sot me ngjyra, është shumë e nevojshme. Domethënë edhe kur ulem në kafe me miqtë dhe kur fillojnë menjëherë bisedat me oh.. them stop, nuk dua fare të dëgjoj asnjë bisedë të tillë. Çfarë ka ndonjë bisedë që të qeshim, të argëtohemi, të flasim për gjëra të bukura sepse seriozisht kjo është një ngarkesë emocionale për të gjithë. Unë kam qarë boll nëpër këngë, kisha nevojë të qeshja, të kërceja, të sillja dritë. /tvklan.al



Të ngjashme