Aurela Gaçe ngriti peshë zemrat e publikut dhe të fëmijëve në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan. Diva e muzikës shqiptare ishte e ftuara e radhës mbrëmjen e kësaj të hëne në emision. Aurela u surprizua në skenë nga vajza e saj e madhe Grace, me të cilën këndoi në duet këngën “Fustani”.

Kjo nuk ishte hera e parë që Aurela dhe Grace ngjiten së bashku në një skenë, por e vogla dukej mjaft e emocionuar teksa këndonte me të ëmën. Ky do të mbetet një kujtim shumë i bukur për të. Kurse Aurela tregoi edhe njeherë vokalin e saj të mrekullueshëm duke kënduar live.

/tvklan.al