Së fundmi është mbajtur Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Venecia, ku të pranishëm ishin persona të famshëm nga e gjithë bota.

Një ndër ta ishte edhe modelja dhe biznesmenia shqiptare Aurela Hoxha. Ajo ka ndarë në “Instagram” disa video kur ka kaluar në tapetin e kuq, ku shihet e veshur me një fustan të zi i cili ia nxjerr format trupore perfekte. Ky fustan ka qenë i dizanjuar nga Valdrin Sahiti.

Aurela kishte bërë një grim të lehtë dhe flokët bionde të lëshura me onde. Ky look e tregonte modelen mjaft të ëmbël dhe joshëse.

Festivali është mbajtur nën masa të rrepta anti-covid, ku nuk kanë munguar maskat, dezinfektantët dhe termometrat. /tvklan.al