Modelja e njohur Aurela Hoxha është bërë për herë të parë nënë e një djali, të cilin e ka quajtur Alaron. Këtë lajm ajo e ka konfirmuar vetëm në fund të muajit Korrik duke ndarë disa foto me djalin e saj.

Së fundmi ajo ka publikuar një foto me Alaronin ku i uron 3-mujorin e lindjes, duke na treguar kështu se e ka sjellë në jetë në muajin Maj.

Në foto Aurela dhe Alaron shihen të shtrirë në krevat, por ajo që ra më shumë në sy, ishte trupi i modeles me bikini në super formë.

“Gjithmonë bashkë! Gëzuar 3-mujorin jeta ime! Të dua Alaron!”, ka shkruar Aurela. /tvklan.al