Aktori është nominuar në kategorinë e aktorit më të mirë të këtij viti për çmimet “Oscar”

Edhe pse marrëdhënia mes aktores Vanessa Hudgens dhe Austin Butler ka marrë fund ky i fundit vazhdon të vlerësojë ish-partnerën për ndikimin që ajo pati në karrierën e tij.

Aktori i filmit  “Elvis” pranoi se ishte Hudgens ajo  që e bindi atë të provonte  të luante këtë rol të vështirë.

“Ne kishim qenë bashkë për kaq shumë kohë dhe pati një moment  kur ajo më bindi,kështu që unë i detyrohem asaj shumë që besoi tek  unë”- u shpreh Butler duke ju referuar aktores me të cilën ka qënë në një romancë për gati një dekadë.

Porteritzimi i këngëtarit Elvis Presly nga aktori Austin Butler bërë që ky i fundit të merrte mjaft vlerësime

Ai  fitoi një çmim “Golden Globe” në kategorinë e aktorit më të mirë për interpretimin e tij në këtë film dhe gjithashtu është nominuarnë kategorinë e aktorit më të mirë të këtij viti për çmimin Oscar.

Butler kishte tre vite që përgatitej për këtë rol dhe më herët për mediat e huaja është shprehur se kishte muaj që nuk fliste me familjen  gjatë kohës që po punonte për këtë rol.

Megjithatë, pavarësisht kësaj ai theksoi se përkushtimi i vërtetë ndonjëherë kërkon sakrifica të tilla.

Klan News