Vendi po përpiqet të kontrollojë infeksionet ditore me Covid-19

Australia ka blerë 1 milion doza shtesë të vaksinës së Moderna COVID -19 nga Bashkimi Evropian. Lajmin e dha Kryeministri Scott Morrison, ndërsa vendi po përshpejton programin e tij të vaksinimit për të luftuar  infeksionet.

“Unë mund të konfirmoj se Qeveria Federale ka siguruar një milion doza shtesë Moderna nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian të cilat mbërrijnë fundjavën e ardhshme”.

Blerja është një nxitje për ekonominë australiane prej 2 trilionë dollarësh e cila rrezikon të bjerë në recesionin e saj të dytë , si rezultat i bllokimeve të dy qyteteve më të populluara të vendit, Sidneit dhe Melburnit.

Këto kufizime do jene ne fuqi derisa 70% e popullsisë të vaksinohen plotësisht. Australia  po përpiqet të kontrollojë  një shpërthim të variantit shumë të transmetueshëm Delta, me infeksione të përditshme që kapin shifra të  larta. Që nga fillimi i pandemisë vendi ka regjistruar 73,610 raste COVID-19.

Klan News