Australia dhe Zelanda e Re janë duke planifikuar që të lejojnë fluturimet mes tyre. Dy vendet kanë mundur të mbajnë nën kontroll pandeminë e koronavirusit.

Për këtë arsye, janë në bisedime për të arritur një marrëveshje që do të mundësonte rifillimin e fluturimeve mes këtyre dy vendeve.

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, deklaroi se në fillim të muajit Qershor do të bëhet publik plani i fluturimeve me Australinë, duke respektuar masat e sigurisë.

Një vit më parë, 1.5 milionë australianë vizituan Zelandën e Re. /tvklan.al