Vendimi vjen pas kritikave nga organizatat për të drejtat e njeriut se po i trajton shtetasit si kriminelë

Australia do të heqë ndalimin e shtetasve të saj që kthehen nga India javën e ardhshme. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri  Scott Morrison.

Morrison është përballur me kritika pas masës që vendosi ndaj qytetarëve ku parashikohej burg dhe gjobë deri në 66 mijë dollarë. Ndalimi shkaktoi zemërim të mëtejshëm kryesisht edhe nga Organizata e Kombeve të Bashkuara e cila deklaroi se po shkelen të drejtat e njerëzve.

Rreth 900 australianë janë regjistruar  në këtë grup ku më shumë se 9,000 prej tyre janë në Indi. Ekspertët janë shprehur se përpos frikës që ekziston nga varianti indian por edhe tarifat e  udhëtimit janë të papërballueshme.

Morrison tha se qeveria po planifikonte tre fluturime të riatdhesimit në gjysmën e dytë të majit, të cilat do të rikthejnë australianët që janë regjistruar si të prekshëm. Të evakuuarit do të dërgohen në objektin e karantinës Howard Springs në territorin verior, i cili do të zgjerohet për të siguruar 2,000 shtretër deri në javën e ardhshme.

Australia ka shijuar norma gati zero të infeksionit për shkak të kontrolleve të rrepta të kufirit dhe karantinës dhe masave të gjurmimit të kontakteve. Sidnei regjistroi dy raste të reja këtë javë, duke bërë që autoritetet të rivendosin rregullat dhe kufizimet e mbajtjes së maskave në tubimet e grupeve.

Klan News