Në vend do të aplikohet injektimi i dozave edhe për moshat nga 12-15 vjeç

Rastet me COVID-19 në Sidnei shënuan një rënie, ndërsa qeveria federale australiane po i bën presion shteteve që t’i përmbahen një plani kombëtar të rihapjes sapo vendi të arrijë normën prej  70% -80% të vaksinimit.

Një grup udhëheqësish federalë dhe shtetërorë, do të realizojnë një takim pasi disa shtete janë të shqetësuara për shkak të infeksioneve të larta ditore në Sidnei edhe pas dy muajsh në mbyllje.

New SouthWales regjistroi 882 raste të reja, shumica prej tyre në kryeqytetin Sidnei, më pak se rekordi i së enjtes me 1,029 raste.

Dy humbje  të reja janë regjistruar, ndërsa 117 persona ndodhen  në terapi intensive ku 103 prej tyre janë të pavaksinuar.

Kryeministrja e Neë South Ëales, Gladys Berejiklian ka deklaruar  se ajo do të fokusohet më shumë tek normat e vaksinimit dhe numri i shtrimeve në spital sesa te rastet e konfirmuara me Covid-19.

Deri më tani, 32% e njerëzve mbi 16 vjeç janë vaksinuar ndërsa Australia planifikon të imunizoje 80%  të popullsisë deri në mes të Nëntorit.

 Ndërkohë Australia ka miratuar përdorimin e vaksinave për fëmijët e moshës 12-15 vjeç.

Klan News