Australia është një nga vendet më të prekura nga koronavirusi dhe autoritetet po mendojnë që të sigurojnë sa më shpejt një vaksinë. BBC shkruan se ky vend shpreson që të sigurojë 85 milionë doza të vaksinës nëse provat laboratorike do të rezultojnë të suksesshme.

Kryeministri Scott Morrison në një deklaratë, u shpreh se deri tani vendi kishte arritur dy marrëveshje që në fillim të vitit 2021 mund të përdornin vaksinën. Më tej Morrison u shpreh se kostoja e vaksinave do jetë 1.7 miliardë dollarë.

25 milionë qytetarët e Australisë do të kenë mundësi të vaksinohen në janar, por kjo nuk është ende e sigurt“, tha ai.

Deri tani po testohet një vaksinë nga Universiteti i Oksfordit dhe kompania farmaceutike AstraZeneca, ndërsa një vaksinë tjetër po testohet nga Universiteti i Queensland dhe CSL. Nga ana tjetër Australia është një ndër vendet më të prekura dhe ka regjistruar më shumë se 26,000 raste me koronavirus, po ashtu deri tani kanë humbur jetën 769 persona./tvklan.al