Disa vende të ndryshme janë duke shikuar një rritje të rasteve të infektimeve me koronavirus. Së fundmi, edhe Australia i është shtuar listës së këtyre vendeve për shkak të rihapjes.

Prandaj qeveria ka marrë një vendim që të rikthejë kufizimet në dy nga shtetet më të populluara të saj, Victoria dhe New South Wales.

Australia ka vendosur që të mbyllë kufirin mes këtyre dy shteteve pas një rritje infektimesh në Melbourne. Atje janë regjistruar gjatë dy javëve të fundit 95% e të gjitha infektimeve të reja në Australi.

Deri më tani Victoria dhe New South Wales nuk i kishin mbyllur kufijtë. Vendimi pritet që të hyjë në fuqi të mërkurën./tvklan.al