Pas SHBA-së, Australia ka njohur Jeruzalemin Perëndimor si kryeqytet të Izraelit. Megjithatë, nuk ka zhvendosur ambasadën në Tel Avivi, duke thënë se këtë do ta bëjë kur Izraeli dhe Palestina të arrijnë një marrëveshje për paqe.

Kryeministri australian deklaroi gjithashtu se Jeruzalemin Lindor do ta njohë si kryeqytet të Palestinës. Në mungesë të vendosjes së ambasadës në Jeruzalem, Australia ka njoftuar se do të hapë një zyrë në këtë qytet.

Statusi i Jeruzalemit është një nga çështjet më të diskutueshme mes Izraelit dhe Palestinës. Vitin e kaluar, Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se SHBA njeh Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit, duke ndryshuar kështu politikën e jashtme amerikane prej disa dekadash në lidhje me Palestinën. Në Maj, ambasada e SHBA u zhvendos nga Tel Aviv në Jeruzalem.

/tvklan.al