Ky vendim i qeverisë australiane vjen për shkak të frikës nga Omicron

Australia ka ndërprerë planet për të rihapur kufijtë e saj për disa shtetas të huaj për shkak të frikës për variantit të ri të Covid.

Pauza e përkohshme do të bëjë të mundur që të mbledhim informacionin që na nevojitet për të kuptuar më mirë variantin Omicron, duke përfshirë efikasitetin e vaksinës, shkallën e sëmundjes, dhe nivelin e transmetimit“, deklaroi Kryeministri Scott Morrison. Vendi pritej të rihapej nisur nga 1 Dhjetori por ky afat është shtyrë për datën 15.

Sipas kufizimeve aktuale, lejohen të hyjnë vetëm ata qytetarë të cilët janë plotësisht të vaksinuar dhe që janë rezident.

Vonesa është një goditje për ekonominë e Australisë pasi vendi po përballet me mungesën e fuqisë punëtore.

Australia mbylli kufijtë e tij në Maj 2020 dhe qeveria australiane ka imponuar masa të rrepta në përpjekje për të mbajtur nën kontroll virusin.

Klan News