Novak Djokovic është sërish mbret i Australian Open.

Tenisti serb triumfoi në finalen e zhvilluar ditën e sotme përballë Danil Medvedev për të ngritur lart titullin e nëntë në karrierën e tij fantastike dhe të tretin radhazi në Melburn.

Një orë e 53 minuta mësime tenisi, me Djokovic i cili ishte fenomenal në fushë, duke triumfuar në 3 sete me rezultatin 7-5, 6-2 dhe 6-2.

Ndeshje perfekte e luajtur nga numri 1 në botë nga pikëpamja taktike dhe mendore, duke dominuar sfidën edhe falë nervozizmit dhe gabimeve të shumta të rusit.

Titulli i 82-të për Djokovic që konfirmon atë që është thënë ditët e fundit që nuk është ende koha për t’u pensionuar.

Ndërkohë që ky është titulli i 18-të Slem për të, 2 më pak se Federer dhe Nadal që dominojnë prej vitesh tashmë këtë sport.

Nga ana tjetër, Medvedev duhet të gëzohet me një fakt, do jetë numri 3 në botë.

Klan News