Caroline Wozniacki fitoi trofeun e Australian Open, Grand Slam i parë i vitit. Tenistja daneze mundi në finalen e Melburnit pas 3 seteve lojë rumunen Simona Halep.

Sfida zgjati 2 orë e 49 minuta ku në fund i dha suksesin e parë në një turne grand slam 27-vjeçares Wozniacki.

Danezja ka mbërritur dy herë edhe në finalen e US Open, por pa arritur ta fitojë. Me këtë sukses Caroline Wozniacki ngjitet në krye të renditjes, duke kaluar pikërisht Simona Halep. Me triumfin në Australian Open, Wozniacki fitoi edhe 2,6 milionë euro.

Të dielën do të mbahet finalja e meshkujve mes Roger Federer dhe Marin Cilic.

Tv Klan