Shpërthimi i një vale të re nga varianti Delta ka izoluar 13 milionë qytetarë

Disa zona të Australisë kanë raportuar një rritje të rasteve me variantin “Delta” të koronavirusit. Me shpërthimet e reja janë zbehur shpresat për një hapje të vendit dhe heqje të kufizimeve.

Uellsi i ri Jugor ka regjistruar 110 raste më shumë se një ditë më parë.

Banorët e saj do të qëndrojnë për shtatë ditë nëpër shtëpi, pas konstatimit te infektimeve të reja.

Zemërimi është duke u rritur në këtë vend rreth strategjisë së izolimit, pasi edhe dy qytetet më të mëdha, Sidnei dhe Melburn ende nuk e kanë të qartë se kur do të hapen.

Prej fillimit të pandemisë, ky vend ka regjistruar më pak se 1,000 viktima me koronavirus.

Mirëpo shpërthimet e reja me variantin Delta, kanë krijuar sfida të reja, duke vënë në pah shkallën e ulët të vaksinimit në këtë vend.

Më shumë se 13 milionë australianë, rreth gjysma e popullsisë , janë në izolim, pas rritjes së kufizimeve, nga përhapja e variantit Delta. Ndërkohë që vetëm 11 % e popullsisë është e vaksinuar.

Klan News