Austria i jep 200 mijë Euro Shqipërisë për dëmet nga tërmeti

Austria i jep 200 mijë Euro Shqipërisë për dëmet nga tërmeti

10:24 08/10/2019

Austria do të japë një fond prej 200 mijë Eurosh për dëmet e shkaktuara nga tërmeti i fortë që goditi Shqipërinë më 21 Shtator.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Jashtëm i Austrisë Schallenberg gjatë konferencës për shtyp në Tiranë me homologun Gent Cakaj.

“Austria do të japë 200 mijë Euro për të prekurit nga tërmeti si një masë e menjëhershme ndihme dhe ne po shohim kërkesat e tjera që ka bërë kryebashkiaku i Tiranës dhe qeveria”, është shprehur ministri Schallenberg, duke theksuar ser Austria ka ndihmuar edhe përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile Europiane.

Disa ditë më parë, në Shqipëri mbërritën ndihmat e para nga disa vende të BE-së për të prekurit nga tërmeti. /tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT